Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan, organizoi një debat me temën: “Roli i gruas në shoqëri”.

SeliaLDk 300x225 Forumi i Gruas së LDK së në Gjilan, organizoi një debat me temën: “Roli i gruas në shoqëri”.Për nderë te përvjetorit të Pavaresisë së Kosovës, Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan, organizoi një debat me temën: “Roli i gruas në shoqëri”.
Në këtë debat ishte prezent edhe kryetari i Degës së LDK-së ne Gjilan, z.Lutfi Haziri, deputetja znj.Lirie Kajtazi, Kryesia e FG se LDK-së në Gjilan, perfaqësuese te Asambleve Komunale nga Presheva, Bujanovci, Dardana, Vitia, Novoberda si dhe gra te subjekteve të tjera politike nga Gjilani.
Kryetari Haziri tha se organizimi i këtijë debati është rruga më e mirë për ta shënuar themelimin e shtetit të Kosovës. Gjithashtu, kryetari Haziri tha se sot nuk janë të rëndësishëm kufinjtë, por i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta të cilat gratë e kësaj ane synojnë.
Ndërsa deputetja Kajtazi tha se jo te gjithë patën fatin tonë që të shënojnë 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, prandaj Ne sot edhe i kujtojmë me shumë respekt.
Gjate ecjes hitorike, roli i gruas ishte shumë i rëndësishëm duke plotësuar mungesën e institucioneve që nuk i kishim në mungesë të shtetit. Ne kemi ligje të mira, strategji te bollshme, miratim të konventave, kemi edhe makineri për arritje të barazisë, por qalojmë në praktikë.
Ndërsa znj.Valentina Bunjaku – kreytare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, tha se cdo kohë ka sfidat e saj. Me ndryshimet që sjellin zhvillimet sociale e politike, me sfidat që na sjellë jeta, detyrohemi që duke shikuar nga e ardhmja të artikulojmë kërkesat tona në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.
Ajo tha se LDK si subjekt, cdo herë ka qenë artikulues dhe avokat i të drejtave të popullatës, e që sot më shumë se kurrë është e nevojshmë të shkohet në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.
Edhe përfaqësueset nga Presheva Ardita Sinani dhe Ardita Saqipi thanë se gratë në politikë janë ende në vështirësi, e kjo gjendje i përcjellë edhe në Preshevë, ku nuk është gjendja aspak më e mirë. Ato thanë se 30% e margjinalizon pjesëmarrjen e grave ne politikë, por që njëkohësisht është edhe nje shpresë për të ecur përpara sepse ndoshta do të ishte gjendja edhe më keq.
Gjithashtu në debat kontribuan me fjalën e tyre edhe përfaqësueset nga Asambleja Komunale e Gjilanit, nga Bujanovci, Darndana, Vitia e Novobërda.

Leave a Reply