Lutfi Haziri

More »

LDK dega në Gjilan

More »

 

Haziri: Mbështetja e “Dardanisë” për LDK, sikur në vitin 2000!

Dardania

Përfaqësuesit e lagjes “Dardania I” kanë qëndruar sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të uruar kryetarin e zgjedhur të Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Kryetari Haziri ka falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme të “Dardanisë”, duke thënë se kjo ka qenë mbështetja e njejtë sikur në vitin 2000.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka theksuar se që nga e marta, kur do ta bëjë betimin si kryetar komune, do të punoj shumë për të mirën e gjilanasve.

“Ju faleminderit për mbështetjen e madhe të “Dardanisë”. Kjo ka qenë mbështetje për LDK, ka qenë e njejtë me atë të vitit 2000. Dardania ka vendosur standard të ri në masovitet. Na keni mbështetur dhe ne do t’ua kthejmë me investime të mëdha në lagjën tuaj dhe në secilën lagje të qytetit, pa dallim. Prej të martës do të fillojmë punën dhe do të punojmë shumë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri me këtë rast.

Gjatë fushatës zgjedhore në lagjen “Dardania” ishin mbledhur mijëra mbështetës të Lutfi Hazirit, duke vendosur standard të ri të masovitetit në tubimeve. Tubimi i “Dardanisë” pati jehonë edhe në tubimet tjera, pasi që mbështetja për zotëri Hazirin ishte e jashtëzakonshme.

Haziri: Do t’i realizojë të gjitha projektet për Zhegrën

zhegra

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në selinë e LDK-së përfaqësuesit e nëndegës së fshatit Zhegër, të cilët i uruan për fitoren bindëse në zgjedhet e 1 dhjetorit.

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj nëndege për angazhimin maksimal, duke thënë se Zhegra është kampione në punë dhe në rezultat në këto zgjedhje.

Kryetari Haziri ka garantuar se të gjitha premtimet gjatë fushatës do t’i bëjë realitet, në mënyrë që qytetarët të jetojnë dinjitetshëm.

“Zhegra është modeli më i mirë i organizimit e i liderishipit që ka treguar në zgjedhje. Shtabi i madh i Zhegrës i ka bashkuar familjet pa dallim duke filluar nga mësuesi, profesori, kryefamiljari, mjeku, bujku, amvisja e të gjithë. Do t’i realizojmë të gjitha programet për Zhegrën dhe për secilin fshat e lokalitet, për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Struktura të parlamentit studentor përgëzojnë kryetarin Haziri

paramentistudentor

Strukturat të  Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinëës dhe Universitetit të Gjilanit, kanë vizituar sot  kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’i uruar për zgjedhjen në krye të Gjilanit.

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve , duke i siguruar bashkëpunim në lehtësimin e veprimtarisë së studentëve.

Haziri theksoi poashtu se në mandatin qeverisës do të ketë tretman serioz për studentët, të cilët janë e ardhmja e shoqërisë, do të ketë bursa dinjitoze, stimulim të vecantë për studentët e ekselencës e shumë lehtësime të tjera.

Jonuz Musliu uron kryetarin Haziri

jonuzmusliu

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në selinë e LDK-së kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, njëherësh kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Me këtë rast, zotëri Musliu ka uruar zotëri Hazirin për fitoren e madhe në zgjedhjet e 1 dhjetorit, duke besuar në bashkëpunimin e mirë mes dy komunave.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar z. Musliun për vizitën, ndërsa ka premtuar kujdes të vecantë për vëllezërit e Kosovës Lindore.

Kryetari Haziri tha se ndër punët e para që do të bëjë si kryetar i Gjilanit është hapja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në mënyrë që shqiptarëve të Kosovës Lindore t’i krijojmë lehtësira në Republikën e Kosovës.

Lulzim Basha përgëzon Lutfi Hazirin për zgjedhjen në krye të Gjilanit

foto (1)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron në një vizitë në Shqipëri, ku është takuar sot me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këtë takim miqësorë, mes miqësh të vjetër, z.Basha e ka përgëzuar z.Hazirin për zgjedhjen në krye të Gjilanit dhe për zgjedhjet e lira të mbajtura në Republikën e Kosovës.

Kjo është vizita e parë e Lutfi Hazirit jashtë vendit, pasi u zgjodh kryetar i gjilanasve, ndërsa betimin para anëtarëve të Kuvendit Komunal do ta jap më 24 dhjetor.

Lutfi Haziri mori mbështetjen e hic më pak se 26 mijë qytetarëve të Gjilanit në zgjedhjet e 1 dhjetorit, duke u bërë fituesi më i madh në nivel nacional.